Pas zhurmës se ata mund të jenë bashkë, Albi Nako dhe Alba Hoxha shfaqen në Zvicër (FOTO LAJM)

Mediat kanë aluduar së fundi shumë për marrëdhënien e ngushtë të punës mes koreografit të njohur të “Tv Klan”, Albi Nako dhe balerinës së trupës së tij, Alba Hoxha.

Ata shihen kudo bashkë, gjithnjë e më shpesh dhe kjo ka ngritur dyshime se mund të jenë në një lidhje.

Mirëpo aludimet sërish kanë filluar prej ditës së djeshme kur koreografi dhe Alba kanë postuar foto e video nga i njëjti vend.

Ata ndodhen në Luzern të Zvicrës nga ku Albi ka postuar një video në një restorant ndërsa Alba një foto. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2018, ora 11:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori