Bleona vjen me mesazh prekës për vdekjen e “Mjeshtrit të Madh” (FOTO LAJM)

Pëlqej
U nda sot nga jeta, “Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

E nga kjo vdekje është prekur shumë këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti.

Këngëtarja ka hedhur një fotografi të Rexhepit në Instagram, duke shprehur ngushëllime dhe mërzinë e saj.

“Lamtumirë mik i dashur” ishte shkrimi i Bleonës lënë fotos.

Kujtojmë se Rexhep Çeliku vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai u shua sot, në orën 2:30. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori