Pas Turit dhe 2XL, Vizionit i ikën një tjetër moderatore
Pëlqej
Tv Klan dhe Top Channel kanë filluar që të shkëmbejnë moderatorë, por edhe Vizioni duket se ka humbur goxha moderatorë.

Tashmë nga ky ekran u konfirmua largimi i programit ‘Apartamenti 2xl’ dhe moderatorit Turjan Hyskaj. Pak kohë më parë, ishte Agron Llakaj i cili u fotografua në një kafe së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi dhe kaq mjaftoi që të raportohej për një rikthim të Llakaj sërish në Top shkruan blitz.al.

Ndërkohë mësohet se në Top Channel do të ketë një lëvizje përsa i përket emisionit të pasdites.

Juli Kristafi do të zëvendësohet me Anila Çelën, gazetares që prej vitesh e kemi parë në “Vizion Plus” dhe aktualisht drejton “Vizionin e Pasdites”.
Shtuar më 14/06/2018, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori