Pas tradhtive të njëpasnjëshme, Khloe Kardashian fal sërish basketbollistin (FOTO LAJM)

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson e kanë gjetur rrugën e kthimit tek njëri-tjetri.

Një burim për People, tha se ata i kanë dhënë edhe një mundësi njëri-tjetrit për të qenë bashkë.

Pavarësisht tradhtive të njëpasnjëshme, duke se ylli i klanit Kardashian e ka falur sërish basketbollistin.

Tristan po punon shumë për tu afruar me Khloe dhe ka qenë një baba i shkëlqyer për True,”- tha burimi.

Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare, por i dhanë fund lidhjes menjëherë pasi ajo erdhi në jetë pasi 29-vjeçari tradhtoi Khloe kur ishte shtatzënë.

Vendimi i 35-vjeçares dhe Tristan për të rindezur romancën e tyre vjen pasi basketbollisti ishte i pranishëm në festën e saj të ditëlindjes fundjavën e kaluar.

Lojtari i NBA ishte i pranishëm në festë së bashku me vajzën e tyre True, motrat dhe vëllain e Khloe, Rob, Kourtney, Kendall dhe Kylie Jenner, si edhe me nënën e saj Kris Jenner.

Një tjetër burim tha se ata u rikthyen bashkë pas festës së ditëlindjes së Khloe.

Por ky nuk ishte skandali i parë publik. Thompson gjithashtu se tradhtoi yllin e televizioneve në vitin 2018 ndërsa ishte shtatzënë me True.

Megjithatë mbetën në kontakt me njëri-tjetrin. Madje diskutuan edhe mundësinë për të pasur një fëmijë të dytë së bashku.

Ata u afruan shumë së bashku gjatë periudhës së koronavirusit pasi u izoluan së bashku dhe me vajzën e tyre.

Shtuar më 02/07/2020, ora 13:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori