Pas tradhtisë, Jordyn bën hapin e parë për pajtimin me Kylie
Një muaj pas skandalit të tradhëtisë së Tirstan Thompson me mikeshën e ngushtë të Kylie-t, Jordyn Woods, duket se gjërat mes dy shoqeve të ngushta po fillojnë të rregullohen.

Megjithëse mediat e huaja treguan se 21-vjeçaret nuk kishin pasur asnjë kontakt me njëra-tjetrën që prej ditës kur u zbulua tradhëtia, veprimi i fundit i Jordyn për Kylien ka çmendur rrjetin.

Pasi Kylie ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto të re, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë pëlqimi i Jordynfoto, gjest i cili i ka bërë njerëzit të mendojnë se vajzat kanë nisur t'i rregullojnë marrëdhëniet mes tyre dhe po e lënë pas gjithçka çfarë ndodhi.

Por a do të zgjedhë shoqen Kylie, pertej motrës së saj?
Shtuar më 09/03/2019, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori