Pas tradhëtisë së bujshme, Khloe merr nga Tristan dhuratën që e shokoi (VIDEO)
Khloe Kardashian ka qenë këto ditë në vëmendje të mediave pasi biznesmenia ka vendosur ta falë tradhëtinë i bëri ish partneri, Tristan Thompson muaj më parë.

35-vjeçarja mendon se të gjithë gabojnë dhe e ka falur Tristanin.

"Nuk mendoj se Tristan është person i keq. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz. Do lëndohem më shumë nëse vazhdoj t'i mbaj inat. Ndodhi, ta zgjidhim, dhe të ecim para. Kjo i ka ndodhur shumë personave, jo vetëm mua. Dua t'i tregoj vajzës time që është gjë e bukur ta fal babain e saj. Dua që vajza të rrethohet me dashuri", u shpreh Khloe.

Ndërsa në episodin e ri të "Keeping up with Kardashians", Khloe ka zbuluar se ajo ka marrë një dhuratë marramendëse ngaTristani. Ai i ka dhënë Khloes një diamant rozë.

Nëna e Khloes, Kris shprehet se një dhuratë e tillë është përbuzëse pas asaj që Tristian ka bërë.
Shtuar më 16/10/2019, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori