Pas thumbave, Ermal Mamaqi i përgjigjet Bes Kallakut me tre fjalë (VIDEO)
Dje mbrëma, në “Shiko kush luan,” Bes Kallaku hodhi jo një, por disa kunja për Ermal Mamaqin.

E quajti biznesmen dhe jo komedian, tha që Encës i vlen ballkoni, ndërsa Bleonës profesionalizmi dhe se filmi i konkurrentit, “Dy gisht mjalt” arriti të shkojë deri në Kamëz.

Enca iu përgjigj deklaratës seksiste përmes Instagramit dhe kur u takua me Mamaqin në mbrëmje për të festuar, i dha atij mundësinë të thoshte tre fjalë.

Teksa në sfond luhet “Valle kosovare” e Shpat Kasapit, Enca dhe Ermali kërcejnë para kamerës shkruan anabel.

Në një moment, në tekst thuhet “Je sikur zanë, na kanë zili,” dhe këtu Mamaqi gjeti rastin të thotë thjesht: “Na kanë zili.” Se kush i ka zili ata të dy, pak orë pas deklaratave të Besit, besojmë nënkuptohet.
Shtuar më 29/12/2019, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori