Pas surprizës në mesnatë, urimi i Arminës për Shkëlzenin ishte më romantiku (FOTO LAJM)
Shkëlzen Berisha feston sot ditëlindjen. Ai mbush 40 vjeç dhe partnerja e tij Armina përmes një postimi në Instastory, tregoi se e ka surprizuar që në mesnatë.

Pas surprizës, blogerja e ka uruar dhe publikisht me fjalët më të ëmbla. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit dy foto duke kërcyer krahas Shkëlzenit dhe uron që ashtu të lumtur, të kalojnë gjithë jetën.

"Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, partneri dhe shoku im i ngushtë! Kjo datë do të jetë gjithmonë shumë e rëndësishme për mua. Shpresoj të kërcejmë gjithmonë kështu valsin e jetës...plot me ëndrra, plot me dashuri dhe të lumtur!", shkruan Armina krahas fotove.


Shtuar më 27/02/2020, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori