Pas skandalit të tradhtisë, partnerit të Jennifer Lopez i ndodh gjëma

Disa ditë më parë, Alex Rodriguez i propozoi për martesë këngëtares së njohur Jennifer Lopez me një unazë që kapte shifrën marramendëse prej 4.3 milionë dollarësh.

Mirëpo, në media u përhap lajmi se Alex e kishte tradhëtuar Lopezin me ish-bashkëshorten e ish-kolegut të tij, Jessica Canesco-n. Joe Canesco akuzonte nëpërmjet disa statueseve ish-bashkëshorten e tij dhe Alex dhe shprehej i gatshëm t'i vërtetonte këngëtares gjithçka ç'kishte thënë.

Burime për "Us Weekly" treguan se megjithëse i kishte dëgjuar lajmet e tradhëtisë, Jennifer kishte vendosur t'i besonte partnerit dhe dashurisë së tij. Mirëpo, vetëm disa ditë pas propozimit, partnerin e Lopez duket se e ka gjetur belaja.

Çifti është fotografuar në aeroport dhe Rodriguez mbante gjatë gjithë kohës një kapuç në kokë, ndërkohë që në fytyrën e tij janë dalluar disa shenja, për të cilat përfaqësuesit e Alex kanë preferuar të mos japin asnjë koment, duke i lënë të gjithë kuriozë se ç'ka ndodhur me partnerin e këngëtares.
Shtuar më 14/03/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori