Pas skandalit Loredana po kap majat e suksesit, më e mira mes gjermanëve (VIDEO)
Loredana po njeh një sukses të pazakontë pas skandalit që e përfshiu në maj.

Dy këngët e saj të reja, “Labyrinth” dhe “Jetst rufst du an” po renditen ndër këngët më të dëgjuara në Youtube në Zvicër dhe Gjermani.

Bashkë me dy single-at e rinj, Loredana hodhi në treg edhe një album në formën e box-it (kuti) dhe bashkë me Mozzik-un, paralajmëruan turin “Bonnie and Clyde” në shumë qytete të Gjermanisë.

Sot, Loredana u vlerësua me çmimin e reperes më të mirë grua në ceremoninë e çmimeve Hype të organizuar nga Sony Music.

Ajo u zgjodh më e mira mes disa prej repereve të momentit në Gjermani, si Juju apo Nura.

Por duket se Loredana s’mundi të ishte e pranishme në ceremoni pasi ajo vendosi që fjalimin falenderues ta japë përmes një videoje. Në fjalimin e saj Loredana falenderoi publikun i cili e mbështeti, Mozzik-un dhe producentët e tyre Miksu & Macloud.


Pas skandalit Loredana po kap majat e suksesit, më e mira mes gjermanëve (VIDEO)

Shtuar më 11/07/2019, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori