Pas skandalit, Khloe dhe Tristan rikthehen sëbashku zyrtarisht
Pas muajsh spekulimesh, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson më në fund kanë konfirmuar se janë sërish bashkë teksa festonin 40-vjetorin e lindjes së Kim Kardashian. Mendohet se ata kanë rinisur marrëdhënien e tyre në fillim të pandemisë, pas zbatimit të masave kufizuese.

Në festën e ditëlindjes së Kim, Khloe dhe Tristan shihen duke pozuar bashkë, ndërkohë që ky i fundit e puth në faqe.

Fotoja konfirmon se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë bashkë

Një burim pranë çiftit tha për E! Neës se gjërat mes tyre kanë shkuar mirë. “Ajo është shumë e lumtur që ai është aty pranë dhe që gjërat kanë shkuar si duhet."

Burimi shtoi se "Tristan ka kërkuar falje pa pushim dhe betohet se ka ndryshuar përgjithmonë”. “Khloe shpreson për një të ardhme me të”.

Ndonëse Khloe dhe Tristan nuk e kanë fshehur faktin se kanë qenë në prani të njëri-tjetrit gjatë karantinës, ata nuk kishin konfirmuar publikisht lidhjen, deri së fundmi. Megjithatë qe ish-partneri i Kourtney Kardashian, Scott Disick që konfirmoi lidhjen e tyre në gusht. Në një foto të Khloe-t, ai shkroi: “Tristan është njeri me fat”.

Për t'jua kujtuar, Khloe dhe Tristan u ndanë në shkurt të vitit 2019 pas skandalit me Jordyn Woods që bëri jo pak bujë. Përkundër dramës së kaluar të tradhtisë, duket se historia është për ta një kapitull i hidhur, por i mbyllur.

Shtuar më 23/10/2020, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori