Pas shume vitesh transmetim: Mbyllet emisioni i njohur shqiptar
Emisioni i njohur “Top Show Magazine” në televizionin “Top Channel” është mbyllur përfundimisht.

Emisioni shfaqej çdo të martë e të mërkurë në ekranin e televizionit në orën 23:00, por moderatorin Alban Dudushi do të mund ta shohim vetëm një herë në javë, të martave, ora 22:00.

Ky mesa duket ishte shkaku që një prej gazetarëve, Ervi Kurti dha lamtumirën e tij me programin javë më parë, pas 4 vitesh pune me Dudushin, shkruan Icon Style".

Për ndjekësit në Instagram, ai tha “do të shihemi në projekte të tjera” ndërsa me ish-stafin “për fejesa, martesa & ditëlindje”. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori