Pas shumë vitesh, këngëtarja Maya në pritje të fëmijës së parë
Gjatë Maratonës së Këngës Popullore 2018, Maya përgjithësisht vishej me fustane të gjera dhe jo më kot. E ftuar sot tek “Rudina”, ajo zbuloi se e gjitha kjo ishte një taktikë për të fshehur shtatzëninë e saj.

Për habinë e të gjithëve, gjatë Maratonës, këngëtarja e muzikës popullore ka qenë 5 muajshe shtatzënë, që do të thotë se tani është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël.

Përmes një kutie me tollumbace, në studion e “Rudina” u zbulua se bebi do të jetë djalë.

Ndër të tjera, Maya rrëfeu se prej kohësh ka qenë e interesuar për t’u bërë nënë, por për fat të keq disa shtatzëni u ndërprenë për shkaqe të ndryshme shkruan klantv.

“Ishte bërë stresante si situatë. E kisha marrë disa herë lajmin që kisha qenë shtatzënë, por nuk vazhdoi [shtatzënia]. U gëzova, por sërish kisha frikë. Prita të kalonin muajt pasi u bëra supersticioze dhe nuk doja të flisja për këtë gjë.
Shtuar më 05/11/2018, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori