Pas shumë thashethemeve, Albi Nako thyen heshtjen i pari dhe tregon vetë lidhjen me Albën dhe Klaudian
Pas thashethemeve të ditëve të fundit, Albi Nako ka folur vetë në lidhje me Alba Hoxhën dhe Klaudia Pepën.

Rudina e pyeti nëse e kishte takuar Klaudia Pepën, meqë ishte në Itali këto ditë dhe ai tha: “Po sigurisht. Sigurisht që takohemi dhe flasim për punë. Të ruash marrëdhënie të mira është çështje emancipimi. Diskutojmë bashkë çdo detaj artistik. Kemi ngelur miq shumë të mirë”.

Kurse për Albën, për të cilët kohët e fundit mediat shkruan se nuk ia pranonte familja, ai tha: “Gjithmonë mes nesh ka pasur raport korrekt profesional dhe korrekt miqësor. Mosndjekja në rrjete sociale ishte një pakt nga ne të dy se po i merrnim ndjekës njëri-tjetrit. Nuk dua të flas sot për këtë temë se s`dua ta heq vëmendjen nga akademia ime”, tregoi Albi që ende s`tha asgjë të re.
Shtuar më 05/07/2019, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori