Pas shumë peripecive, Justin dhe Hailey publikojnë fotografinë e parë si burrë dhe grua
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë dhe grua. Çifti u kurorëzua përmes një ceremonie sa të thjeshtë aq edhe luksoze në një prej hoteleve të Karolinës së Jugut.

Ndryshe nga ç'mund të kishit menduar ju, Justin e kaloi mëngjesin e parë pas dasme duke postuar fotot e parë si çift i sapomartuar.

"Bieber-at!"- shkruhet në foton e çiftit, shoqëruar me datën e veçantë të 30 shtatorit.

Justin, duket dhëndër më i bukur se kurrë, ndërsa modelja nuk ka dalë jashtë kornizave të stilit të saj shkruan anabel. Me flokët e mbledhur topuz, Hailey zgjodhi të ishte nuse minimaliste.

Dasma e madhe e çiftit erdhi një vit pas ceremonisë në New York, me plot 154 të ftuar, mes tyre edhe mikeshat e Baldwin, Kendall Jenner, Kylie Jenner, Travis Scott.

Në darkën përgatitore, nusja veshi një fustan të thjeshtë të bardhë, por shumë elegant, kombinuar me këpucët më të bukura sot për sot dhe një fjongo në flokë. Justin hoqi dorë nga kostumet që të vrasin sytë dhe zgjodhi pantallona të errëta dhe polo të bardhë.
Shtuar më 01/10/2019, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori