Pas sherrit të bujshëm me Shkëlzen Berishën, Rezarta Shkurta puth dhe përqafon Arminën (FOTO LAJM)

Të gjithë e kujtojmë konfliktin që nisin në rrjetet sociale mes Shkëlzen Berishës dhe Rezarta Shkurtës.

Gjithçka nisi nga një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shpërndau një foto në Facebook në të cilën shkruhej: “Për 20 kg kokainë bëri vetëm 3 vjet burg”, duke iu referuar Ermal Hoxhës. Më pas konflikti virtual ka vazhduar mes Rezartës dhe Shkëlzenit.

Por duket se kjo mëri mes të dyve nuk ka të bëjë fare me partneren e djalit të ish-kryeministrit. Ashtu si shihet edhe nga fotot, Armina Mevlani dhe Rezarta i kanë dhënë njëra-tjetrës një përqafim tejet miqësor.

Dy vajzat janë takuar në premierën e filmit “Falco”. Si dy mikesha të mira, vajzat kanë kaluar kohë në bisedë me njëra-tjetrën, duke harruar fjalët e lëshuar më herët.


Shtuar më 22/11/2019, ora 10:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori