Pas sherreve, Fifi habit me deklaratën për koleget
Në një intervistë muaj më parë Fiti tha në "Mirage" se Rina është ende e vogël për ta quajtur veten mami.

Më vonë edhe Rina ja ktheu përgjigjen duke u shprehur në "Why not": "Dikush bëhet mami 17 vjeçe, unë jam 19 në fakt, dikush nuk bëhet pas 8,9 apo 18 projekteve".

Edhe për Taynën tha se nuk e meritonte atë që hiqej se ishte por këtë herë ka habitur me deklaratën.

Ajo i është përgjigjur në ‘Instastory’ pyetjeve të fansave dhe njëri prej tyre e ka pyetur se përse nuk bën një bashkëpunim me Taynën, Rinën ose Melindën. Ndonëse të gjithë prisnin që reagimi i saj të ishte i keq, në fakt ajo ka rënë dakord për një bashkëpunim me reperet.

“Përderisa jeni nga femrat më të mirë në treg, pse nuk bëni një bashkëpunim Tayna, Melinda, Rina?, e pyet fansi.

“Hmm. Jo ide e keqe.”, i ka kthyer Fifi duke i lënë të gjithë të habitur. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori