Pas Sarës dhe Ledionit, Bleona Qereti shfaqet nuse në liqenin e Comos
“Unë nuk besoja tek një fe. Ai ishte besimi im. Ai ishte jeta ime, dashuria, gjithçka. Si përfundova kështu? Si përfunduam kështu?”. Me këto fjalë nis klipi “Monster” i Bleonës, i xhiruar në liqenin e Como-s, ku ajo dhe partneri i saj në klip kurorëzojnë historinë e dashurisë në Villa Erba, në të njëjtin vend ku Sara Hoxha dhe Ledioni u martuan më 11 gusht.

Bleona, që shfaqet e veshur me një fustan elegant nusesh, i thotë "Po!" dashurisë së saj dhe shkëmbejnë unazat.

“Një ndër gjërat më të vështira për një marrëdhënie të barabartë, është që një burrë ta pranojë partneren si një qenie humane me interesa të ndryshme”, janë disa nga fjalët e tjera në fillim të klipit.

Siç duket, ai nuk arrin ta kuptojë dhe nuk e përkrah në karrierën e saj, gjë që sigurisht ka pasoja shkruan anabel.

“Edhe besnikëria ime mund të thyhet në një pikë... Unë nuk doja, por ishe ti që zgjove bishën brenda meje”,

vazhdon kënga, e pasuar edhe nga detaji i thikës që qëndron përherë poshtë jastëkut (ana e errët e njeriut).

Unazat hidhen tutje.

“Një përrallë që shkoi për dreq!”.
Shtuar më 14/10/2018, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori