Pas rrjetës Bleona "blindohet" në “Grammy 2015” (FOTO LAJM)

Bleona di si të tërheqë vëmëndjen dhe nga një fustan rrjetë, ajo ka zgjedhur metalin që të jetë baza e veshjes para se të dilte në tapetin e kuq. Këngëtarja nuk ka munguar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Ajo u shfaq në tapetin e kuq krah yjeve si Rihanna, Rita Ora, Madonna, etj. Pas fustanit rrjetë në AMA-s, ajo zgjodhi të shokonte publikun duke u renditur si ndër të veshurat më keq në ceremonine e 57-të të çmimeve “Grammy”.

Bleona u shfaq e veshur me një veshje metalike të shoqëruar me një bisht të gjatë të zi. Veshja e këngëtares ishte dizenjuar nga stilisti shqiptar Shpëtim Zero. Kohë më parë, kur ajo doli me fustanin rrjetë, mediat për një kohë të gjatë u fokusuan tek këngëtarja. Jo pak vëmëndje ka pasur edhe në Shqipëri, ku dhe kritikat në rrjetet sociale kanë qënë të shumta. Duket se kjo gjë ka qënë një impuls pozitiv për të, për të ecur përpara. /albeu.com/


Shtuar më 09/02/2015, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori