Champions League, pamje “apokaliptike” në Napoli pas përplasjes së gjermanëve me policinë

Pamje të pabesueshme vijnë nga Napoli ku tifozët gjermanë të Eintracht Frankfurt po përplasen ashpër me forcat e rendit. Pamjet që vijnë nga vendi fqinj janë vërtet tronditëse.

Shikoni se çfarë bëjnë mbështetësit e ekipit të “shqiponjave” për të cilët është zhvilluar një debat i ashpër për shkak të ndalimit që u bënë autoritetet për të qenë të pranishëm në ndeshjen e kthimit Napoli-Eintracht Frankfurt.

Në qytet ndodhen rreth 600 mbështetës të skuadrës mike, pavarësisht ndalimit. Në krahun tjetër, ata janë monitoruar gjatë gjithë ditës së sotme nga rreth 800 agjentë të policisë që po hasin vështirësi për t’i kontrolluar që të gjithë.


Shtuar 15.03.2023 21:14