Pas operacionit, Daniel Craig së shpejti me xhirimet
Në datën 22 prill, Daniel Craig do të rikthehet sërish për xhirime pas operacionit të kryer në gju. Pas një dëmtimi të marrë në gju gjatë xhirimeve të filmit të radhës me James Bond, aktori Daniel Craig i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Protagonisti kryesor i filmit ka xhiruar në Meksikë, por fundjavën e kaluar i është dashur të kthehet në Nju Jork, ku mendohet se është kryer edhe operacioni. Një zëdhënëse për studion e prodhimit ‘Eon Productions’ ka deklaruar: “Gjatë një ndërprerjeje të planifikuar të filmit, Daniel i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e marrë në gju. Ai do të rikthehet për xhirime më 22 prill”. /albeu.com/

Shtuar më 06/04/2015, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori