Pas një makine super të shtrenjtë, ja blerja e radhës së Kuzeyt (FOTO LAJM)

Pëlqej
Shpenzimet e tij janë marramendëse dhe përsa kohë xhepi i tij i realizon të gjitha dëshirat, Kuzey do të jetë sërish në qëndër të thashethemeve.

Pak më herët, paparacët e kanë ndjekur teksa ai po shëtiste me një makinë super të shtrenjtë dhe për një kohë fare të shkurtër, ai bën sërish shpenzime të majme.

Në këtë drejtim ai nuk kursehet fare, e ndërsa është parë me motorin e tij të ri dhe pa praninë e së dashurës. Aktori i famshëm turk Kivanc Tatlitug, i njohur për publikun në rolin e Kuzey-t dhe Behlulit, njihet për pasionin që ka për gjërat e shtrenjta.

Mediat turke raportojnë se ai ka blerë një motor të shtrenjtë. Blerja më e fundit e aktorit është një Harley Davidson, e ndërsa menjëherë ai ka nisur të shëtisë në rrugët e Stambollit. Kivanc është fotografuar i vetëm, pa të dashurën e tij, stilisten Basak Dizer. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori