Pas një dite të lodhshme, kush e relakson Bora Zemanin (FOTO LAJM)

"Mami të dua shumë", është mesazhi që Bora Zemani ka marrë kur është kthyer në shtëpi pas një dite të lodhshme.

E çfarë më shumë se një mesazh i shkruar në një zemër prej letre nga djali i saj Arbori, mund ta qetësonte më shumë moderatoren.

“Pas një dite të lodhshme, vjen në shtëpi e gjen këtë. A ka lumturi më të madhe?”, ka shkruar Bora në postimin e fundit.

Zemani ka treguar se kohën e lirë e kalon gjithmonë pranë të birit, i cili i dhuron momentet më të bukura.

Kujtojmë se që prej sezonit të ri televiziv, Bora u bë pjesë e “Top Channel”, në të cilin moderon programin “Përputhen”.

Shtuar më 21/10/2020, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori