Pas ndarjes së çiftit, nëna e Klaudia Pepës shpërthen ndaj Albi Nakos: Pastro emrin e vajzës time
Pak ditë pasi balerina e njohur Klaudia Pepa dhe Albi Nako konfirmuan ekskluzivisht për revistën Class lajmin se prej një viti jetojnë të ndarë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet, aludimet dhe arsyet që e kanë çuar çiftin në këtë vendim.

Fansat e ndarë në dy mbajnë qëndrimin e tyre pro njërit apo tjetrit personazh, edhe pse vendimi Albit dhe Klaudia nuk la thuajse asnjë hapësirë për të prodhuar “debat” në rrjetet sociale.

Megjithatë, sa herë në çështje delikate, nënat janë ato që e kanë të pamundur të qëndrojnë indiferente kur bëhet fjalë për imazhin e fëmijëve të tyre e aq më keq, ku komentet bëhen fyese e denigruese të personazhit. Kështu ka ndodhur edhe me nënën e Klaudia Pepës, e cila, pasi ka lexuar thuajse çdo koment apo qëndrim të njerëzve të ndryshëm, ka vendosur të flasë duke sqaruar pozicionin e së bijës, e cila, në asnjë rrethanë nuk ka lënë vend për t’u komentuar për këtë vendim të sajin e për më tepër nuk ka lënë vend për t’u fyer publikisht.

Në një status të gjatë në profilin e saj në Facebook, Lume Pepa shkruan ndër të tjera se Klaudia nuk e meriton këtë mosmirënjohje apo cënim të dinjitetit të saj. Po ashtu, ajo thotë se Klaudia nuk meriton asnjë germë negativiteti. Ata që shkruajnë në këtë formë janë të painformuar dhe shkruajnë pa menduar mirë.

“Unë ju kam lexuar secilin. Duke falënderuar për dashamirësit që shprehin keqardhje e në të njëjtën kohë me respekt u drejtohem atyre që japin mendime që s’kanë lidhje fare me problemin e aq më keq për mosmirënjohje nga Klaudia Pepa, duke cenuar moralin apo dinjitetin e Klaudias, kështu që më lind e drejta të ndërhyj pas gjithë këtyre fyerjeve pa kuptim e të pamerituara.

Albi&Klaudia punuan me dhe për njëri-tjetrin, fillimisht për interes të ndërsjellë të punës e më pas dashuria që lindi mes tyre i lidhi edhe më shumë…

Askush s’po kërkon fajtorin dhe as viktimën. Marrëdhënia e tyre vazhdon në mënyrën e tyre. Klaudia nuk meriton asnjë germë negativiteti nga asnjë nga ju që shkruani çfarë ju vjen në mend pa u menduar mirë dhe pa pasur informacionin e duhur”,- vijon më tej ajo duke e mbyllur statusin me një thirrje për ish-bashkëshortin e së bijës.

Albi Nako, të takon ty të pastrosh emrin e Klaudias të cilin po e njollosin padrejtësisht!” /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori