Pas ndarjes nga Stresi, ky është veprimi i parë që bën Kejsi (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme lajmi se Kejsi dhe Stresi u ndanë "mori dhenë". Nga kërkimet, u vu re se ata nuk e ndiqnin më njëri tjetrin në Instagram madje kishin fshirë çdo foto më njëri tjetrin.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për të konfirmuar ndarjen po secili po vazhdon të postojë në rrjetet sociale sikundër ka bërë përditë.

Reperi publikoi në profilin e tij në Instagram një foto ku uronte mikun e ngushtë për ditëlindje, ndërkohë që rrjeti ziente nga lajmi i ndarjes.
Ndërsa Kejsi ka publikuar një foto ku shfaqet në restorant, teksa sheh e qeshur nga njëri drejtim, ndërkohë që në sy bie tatuazhi i saj në dorë, i cili mban fjalët e këngës së Stresit: “Për ty krejta i boj, fjalën nënë s’e harroj.”

Mesa duket, as Stresi dhe as Keisi nuk kanë ndërmend të reagojnë në lidhje me lajmin e ndarjes së tyre, duke i lënë të gjithë kuriozë të mësojnë sesi po shkojnë gjërat mes çiftit.

Shtuar më 16/07/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori