E FUNDIT/ Ky është vendimi i CR7 për ndeshjen ndaj Barcelonës
Pas ndarjes nga sheiku, Rihannën se durojnë dot as fqinjët
Rihanna i ka dhënë fund lidhjes së miliarderin arab, pas pothuajse 1 viti bashkë. Dhe këngëtarja është treguar e qartë për shkakun, ashtu siç vetëm ajo di të jetë. Burime pranë yllit të pop-it thonë se ajo u lodh prej tij!

Ajo është shpërngulur për pak kohë në perëndim të Lodrës, në një shtëpi ku ka investuar plot 7 milionë £.

Deri këtu është gjithçka në rregull, por një moment: Rihanna nuk është një fqinje dosido, përkundrazi preferon festat e çmendura dhe të zhurmshme. Hmm gjërat tani nuk janë aspak mirë.

Sipas The Sun, Rihanna është fqinje e yllit të ''The Beatles'', Paul McCartney, për të cilin thonë se preferon vendet e qeta, qëndron kryesisht në shtëpi dhe merret me regjistrime të ndryshme muzikore. Të njëjtat burime thonë se Rihanna ka në plan të ndërtojë një ''bodrum të çmendur'', që do të shërbejë për festat e shumta.

Duke marrë parasysh se RiRi nuk është nga ato që i kursen festimet, McCartney bën mirë të investojë në disa tapa për veshët: Ditë plot zhurmë e presin! E meqë ra fjala, po ju lëmë në shoqërinë e këngës ''FourtFiveSeconds'' në bashkëpunim edhe me Kanye West.
Shtuar më 10/06/2018, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori