Pas ndarjes nga Seldi, flet për herë të parë Mimoza Shkodra
Pëlqej
Muaj pas ndarjes nga ish i fejuari Seldi Qalliu, Mimoza Shkodra foli rreth çështjes në fjalë gjatë një interviste për emisionin “Mirage”.

“Unë tani jam single, të gjithë e dinë që jam ndarë dhe tani jam single. Për momentin jam e ngarkuar me punë edhe mund të them lirisht qe jam e lumtur, jam rehat dhe shumë e qetë.”

Më tutje, këngëtarja tregon se është e zënë me punë sidomos tani me afrimin e festave të fundvitit dhe mezi pret të dalin projektet e saj.

Kur e sheh Mimoza veten të martuar dhe gati për të krijuar familje?

“Për momentin jam fokusuar shumë në karrierë, por kur të jetë kismet, martesa është diçka që s’mundesh me.... ishalla së shpejti. Por natyrisht unë jam njeri shumë familjar edhe normal që dua të krijoj familje.”
Shtuar më 16/11/2018, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori