Javë më parë ai i dha fund fejesës me kolegen e tij,
Mimoza Shkodrën. Por, duket se indirekt, një
tjetër lajm jo i mirë mund t’i ketë rënë kokës, këngëtarit
Seldi Qalliu.
Një
tjetër ish e fejuar, më në fund ka zyrtarizuar lidhjen me dikë
tjetër.
Pas viteve në lidhje, ndarje, e ribashkime, vajza e deputetit Milaim Zeka, dashuria shumëvjeçare e Seldit, Dafina Zeka ka zbuluar se nuk është më beqare dhe si rrjedhojë, ka nisur një kapitull komplet të ri. Bukuroshja me banim në Stokholm të Suedisë po shijon romancën me një shtetas suedez.
Lidhja mes tyre është aq e fortë saqë Dafina e ka sjellur të dashurin disa herë edhe në Kosovë përgjatë muajve të fundit.S’na mbetet gjë
tjetër pos t’i urojmë më të mirat çiftit i cili duket për mrekulli shkruan prive.al.
Ndërsa vetëm muaj më parë, çifti
Mimoza dhe
Seldi folën për fejesën, e gjithçka rreth tyre, duke menduar dhe një hap më tutje, për martesën, por që çdo gjë përfundoi.
Shtuar më 07/10/2018,
ora 18:37