Pas ndarjes nga bashkëshortja flet Stine: “Nuk doja që vajza të shihte përdit trauma”
Para disa muajsh këngëtari i njohur Stine u divorcua nga partnerja me të cilën ka një vajzë. Në një intervistë të dhënë ai u shpreh se ka menduar për të mirën e vajzës para se të mertë vendimin.

“Më mirë të ndahesh dhe të mos shohë vajza situata çdo ditë sesa të rrish bashkë për hir të vajzës dhe vajza të shohë trauma aty përditë.

Fokusim vetëm tek puna. Puna është romanca më e bukur. Nuk kam as edhe një romancë, jam vetëm tek puna. Po të merrem me femrat unë, nuk punoj dot. Do ngeli albumi prap pa dalë”, u shpreh këngëtari, i cili zbuloi se me Gracielën takohet shpesh dhe kanë marrëdhënie të mirë.
Shtuar më 19/05/2019, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori