Pas ndarjes Klaudia Pepa i kthehet Albi Nakos: Çfarë thonë more? (FOTO LAJM)

Lajmi i ndarjes së balerinës së njohur Klaudia Pepa, nga koreografi Albi Nako, ka bërë bujë në media.

Por nga ana tjetër duket se kjo ndarje ka qenë shumë paqësore dhe e mirekuptueshme nga të dy palët. Në një foto të postuar së fundmi në Instagram, nga ana e balerinës ka pasur një lum komente nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

Nderkohe vetë Klaudia, ka zgjedhur ti përgjigjet vetëm një komenti ku shkruan: “Zemer ne Itali erdha me avion e direkt tek Mediaset. Cdo histori ka nje fillim e nje fund, nuk eshte fundi i botes. Ne nje raport ne dy faji eshte gjithmone i te dyve. Gjithe te mirat!!”, i replikon Klaudia komentueses duke treguar se shkaku i ndarjes është i të dyve.

Më pas balerina i është drejtuar edhe ish-partnerit duke i shkruar: “Albi Nako ca thone more”. Albi i është kundërpërgjigjur me një koment plot yje. Dyshja kanë treguar kështu se gëzojnë respekt dhe dashamirësi për njëri- tjetrin edhe pas ndarjes. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori