Pas ndarjes Arbenita i bën "diss" Feros dhe reperit nuk do ti pëlqejë fare (FOTO LAJM)
Vetëm pak javë pasi kishin nisur bashkëjetesën në
Gjermani, Fero dhe
Arbenita patën sërish një krisje në marrëdhënien e tyre.
Arbenita e ka lënë Gjermaninë dhe dy ditë më parë u fotografua në aeroport.
Modelja u kthye në Londër, aty ku jeton prej vitesh ndërsa Fero po vazhdon të jetojë në
Gjermani ku po punon për projektet e reja.
Arbenita duket se nuk po e përjeton keq ndarjen pasi vazhdimisht poston
foto ku shfaqet në super formë dhe e buzëqeshur. Madje pak më parë
modelja postoi një
foto duke pozuar në dhomë, mirëpo përshkrimi tërhoqi të gjithë vëmendjen e me siguri Feros nuk ka për t'i pëlqyer.
"Ajo është një mbretëreshë me ose pa ty", shkruan
Arbenita duke treguar se ajo ia del edhe vetë, pa pasur Feron në krahë.
Shtuar më 06/11/2019,
ora 15:26