Me mbylljen e klubeve të natës në vendin tonë dhe
ndalimit të muzikës, si pasojë e situatës me Covid-19 dhe çfarëdo arsyetimi që qëndron pas
ndalimit të muzikës në orën 20:00, të shumtë kanë qenë artistët që kanë ngritur zërin dhe kanë shprehur pakënaqësine ndaj këtij vendimi.
Ndryshe ka ndodhur me
Klajdi Harunin i cili ka menduar të përshtatet me situatën e re dhe të gjejë një tjetër profesion. Jo, nuk po flasim për punën në ndërtim që Ministrja e Ekonomisë sugjeroi disa javë më parë për këngëtarët.
Me
postimin e fundit në Instagram,
Klajdi duket se është i gatshëm që të marrë përsipër
profesionin e gjinekologut.
“Meqë jemi edhe si pa punë“- shkruan artisti bashkangjitur me
postimin.
Pra ai që do të punojë, nuk i thotë jo mundësive të reja. Bravo
Klajdi dhe sa më shumë suksese në
profesionin e ri!
Shtuar më 23/07/2020,
ora 18:57