Fqinjët grekë denoncojnë shqiptaren në polici: Nuk di të kujdeset për fëmijën e saj

Një shqiptare është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet se kishte lënë vetëm në banesë fëmijën 1 vjeç.

Mediet greke raportojnë se gruaja në Selanik është arrestuar dje pasi ka lënë vetëm në banesë fëmijën një vjeç dhe ka dalë nga shtëpia.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të qarat e fëmijës së vogël dhe kanë lajmëruar policinë. Efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë dhe kanë marrë fëmijën, ndërsa kanë vënë në pranga 37-vjeçaren, e cila do të dërgohet pranë organeve gjyqësore kompetente me akuzën e pakujdesisë./albeu.com/ 


Shtuar 28.06.2023 12:13

Tags: