Pas lajmit të trishtë për babain, Vik Kraja ka këtë kërkesë për të gjithë (FOTO LAJM)
Mbrëmjen e kaluar u bë i ditur lajmi se
babai i Dj të njohur, Vik Krajës, doktor Dhimitër
Kraja ishte infektuar me virusin ‘Covid-19’ pas rikthimit në detyrë në frontin e parë përballë të sëmurëve në spitalin infektiv.
“Shumë fjalë të ngrohta dhe urime, por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutem të ndiqni këshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës.
Bëjeni të vlejë çdo sakrificë e atyre atje”, ka shkruar Viki në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.
Kujtojmë se
Kraja ka bërë prej kohesh thirrjen e tij që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, pasi njeri prej mjekëve i cili u kthye në punë edhe pas pensionit ishte
babai i tij.
Shtuar më 01/04/2020,
ora 21:12