Pas lajmit për ndarjen reagon Stresi në Instagram (FOTO LAJM)

Stresi është rikthyer për herë të parë në rrjetet sociale pas lajmit të bujshëm për ndarje nga bashkëshortja e tij Keisi.

Reperi ka bërë një postim të dedikuar për shokun e tij të ngushtë, për ta uruar për ditëlindje. Edhe pse fansat dhe mediat sociale po ziejnë në lidhje me lajmet për një krizë në martesë, reperi duket se nuk do të bëjë një reagim për këtë gjë.

Keisi dhe Stresi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe sikur të mos mjaftonte, bukuroshja ka hequr nga bio në Instagram mbiemrin Lushaj.

Ajo ka fshirë fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj dhe ka publikuar një foto ku shihet vetëm me një përshkrim dyshues:

“Jepu dhuratën e mungesës tënde atyre që nuk e vlerësojnë prezencën tënde”, shkruante Keisi.
Shtuar më 15/07/2019, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori