Pas koncertit, surprizohet Luana Vjollca (VIDEO)
Mbrëmë, Luana Vjollca gjendej në Kosovë, për një koncert në Ferizaj. Me të mbaruar performancën, admiruesit e pritën ashtu siç do dëshironte të pritej kushdo; plot me dedikime dhe dashuri.

Tashmë dihet që Luana është nga ato figura publike që gëzon përkrahjen sistematike të fansave të saj, njohur ndryshe si Luanator- sa.

Në një video të postuar pak orë më parë në Instagram, Vjollca përpiqet të tregojë të gjitha fletushkat e mundshme, tejmbushur me mbishkrime shkruan anabel.

Fletëpalosje, foto të Luanës ngjitur në bllok, korniza, pankarta, çdo gjë! A mund të themi tani me plot gojën se ka ndjekësit më të mirë, më besnikë të mundshëm?
Shtuar më 30/12/2018, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori