Pas Kim-it edhe Rita Orës i grisen pantallonat në rrugë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një ditë më parë, Kim Kardashian teksa po shkonte drejt makinës i'u shkep fustani, por me mjaft finesë ajo mundi të largojë vëmëndjen e paparacëve. Duket se këtë fat e ka pasur edhe këngëtarja Rita Ora, së cilës i janë grisur pantallonat e saj sportive. Edhe ajo është treguar mjaft e shkathët për të mos rënë në sy, por paparacët e kanë kapur mat, ndërsa fotoja po bën xhiron në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka organizuar një event për të reklamuar veshjet e saj, në bashkëpunim me firmën e njohur "Adidas". 23 vjeçarja është fotografuar duke festuar me miqtë e saj më të mirë, por edhe me të dashurin e ri Ricky Hil.

E veshur me kostumin tipik "Adidas" të dizenjuar nga ajo, Rita ka tërhequr vëmendjen në Notting Hill Kebab në Londër, teksa ka hipur në makinë. Për të mbuluar grisjen e tutave sportive, ajo ka vënë një bluzë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori