Pas Khloes, burri tradhton edhe Kylie Jenner?
Këto ditë ka bërë bujë të madhe në media tradhëtia e Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie-t, Jordyn Woods.

Megjithëse kjo e fundit u shpreh në një dalje publike se kishte qenë e pirë dhe mes tyre s'kishte ndodhur asgjë më tepër, Khloe e akuzoi publikisht Jordyn se ajo ishte arsyeja që familja e tyre tashmë ishte përçarë.

Mirëpo, pas lajmeve të shumta për Khloen dhe Tristan, u aludua se edhe partneri i Kylie-t, Travis Scott, e kishte tradhëtuar të dashurën e tij. Mediat e huaja zbuluan se marrëdhënia mes çiftit ishte e tensionuar dhe Travis kishte anulluar koncertin e tij në mënyrë që të përballej me Kylien. shkruan daily mail.

Së fundmi, reperi ka reaguar duke i përgënjeshtruar këto lajme dhe ka pranuar se arsyeja që e anulloi koncertin ishte pasi u shqetësua shumë për marrëdhënien e tij me Kylien. Scott ka deklaruar se po përpiqet të gjejë origjinën e thashethemeve, pasi mendon se personi që e ka thënë këtë po mendon t'i përçajë familjen.
Shtuar më 02/03/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori