Pas kësaj deklarate, a do ta shohim Alketa Vejsiun në aktrim? (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu shënoi një tjetër sukses me sfilatën e ‘Class’, e cila bëri bashkë emrat më të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar. Një ndër të ftuarit që Vejsiu nuk e priste të ishte pjesë e sfilatës e cila vodhi vëmendjen e të gjithëve, është aktori i njohur Timo Flloko. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ajo ka treguar habinë e madhe, por dhe dëshirën për të aktruar krah Fllokos në një të ardhme.

“Vetëm Timo Fllokon se prisja! De Niro i kinemasë shqiptare që meriton aq shumë ‘Oscars’. Duam të shohim një film me Timon. Kinemaja shqiptare ka kuptim me Timon. Dhe me shumë modesti një ëndërr që po e them, shpresoj shumë që të luaj një film me ty. Në fakt vetëm nëse je ti aktori kryesor mund të mendoj që të luaj një film. Të dua shumë Tomo”, ka shkruar Vejsiu krah fotos ku shfaqet e qeshur së bashku me Timon, duke i habitur kështu në një mënyrë fansat me dëshirën e saj për t’u përfshirë në aktrim.

Me siguri në të ardhmen nuk do të ishte çudi, që përveçse ekranit, moderimit apo biznesit, Alketën ta shihnim edhe si aktore në një projekt kinematografik krah Timo Fllokos.
Shtuar më 16/10/2019, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori