Pas kaq vitesh zbulohet letra e Tupac ku tregon arsyen pse u nda nga Madonna (FOTO LAJM)

Legjenda e repit Tupac ka vite që është ndarë nga jeta, por duket se kujtimi i tij është ende i pavdekshëm.

Ne botën e showbizit akoma vazhdon të diskutohet marrëdhënia e tij me divën e muzikës.

Sipas një postimi nga TMZ, zbulohet letra e famshme që ai i ka shkruar Madonnës gjatë qëndrimit në burg, duke i kërkuar që të përfundojë marrdhënia sepse ajo është e bardhë.

“Karriera jote ndoshta nuk do të ishte në rrezik nëse del me një njeri me ngjyrë, por do të bënte të dukeshe si njeri mendjehapur dhe do i prekje njerëzit me këtë fakt.

Por për perceptimin e imazhit tim, ndjeva se nuk mund të lë gjysmën e njerëzve që më bënë ky që jam për ty. Nuk kam dashur kurrë të të lëndoj,” – shkruhej në letër.

Nuk dihet nëse dicka e tillë është e vërtetë, por letra është publikuar së pari nga personi që e mban, i cili e bleu në ankand për 170 mijë dollarë.

Ndërkohë, Madonna nuk ka bërë ndonjë reagim në lidhje me këto shkrime. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori