“Amerika nuk fal as presidentët e saj”/ Rama: Opozita po i jep përmasa të mëdha, përgjigjen do e marrin më 14 maj

Insistimi i Ramës për mospërfshirje në çështjen e “McGonigal” ka qenë i vazhdueshëm, megjithatë ai është shprehur se nuk do të ndihej i surprizuar nëse drejtësia shqiptare do të hulumtonte mbi këtë situatë.

Ai tha se nuk do të kishte asnjë lloj problemi ti mirëpriste sërish në zyrë ish-zyrtarin e lartë të FBI-së me mikun e tij, nëse nuk do të kishin këto akuza nga drejtësia amerikane.

Megjithatë, për akuzat e opozitës, Rama tha se do të marrin përgjigje e duhur në zgjedhjet e 14 majit.

Do surprizoheshit nëse drejtësia do të hulumtonte mbi këtë çështje?

Kam arritur në një pikë që nuk surprizohem nga asgjë, këtu nuk ka asnjë çështje se po të kishte do e hapnin ata që nuk falin as presidentët e tyre. Ky Nezaj nuk e ka takuar atë në zyrën time. Kanë ardhur dy shokë nga Amerika, më kanë takuar mua këtu dhe janë kthyer në Amerikë dhe mes tyre ka një marrëdhënie parash dhe kjo të çon në konkluzionin se kanë lidhje me mua? Ish zyrtari i lartë i FBI-së ka ardhur në zyrën time me Agron Nezajn, unë s’mund ti thoja do dalë jashtë ky se është nga Tropoja, skam asnjë lloj problemi t’ju them se sërish të vinin do i takoja se është një nder të takoja zyrtarin e lartë të FBI-së. Në 14 maj kjo do të jetë një kosto e shtuar për ata që po përpiqen të ma faturojnë mua Nuk ka asnjë aktakuzë në qeverinë amerikane që është e lidhur me mua.

Asnjë shqetësim nuk ka Rama për hetime mbi çështjen Gonigal?

Është mundësia më e mirë që duke u ballafaquar qoftë edhe më një rresht të aktakuzës. Nuk ka thjesht nuk ka, për ca duhet të shqetësohem unë? Shqetësohem për faktin se katandia e atyre që po mundohen ta bëjnë këtë çështje me përmasa ndërkombëtare është tallja më e madhe që mund të bëjnë por nuk i vë faj. Nuk mund të tërheqin zvarrë më gënjeshtra të proporcioneve që kemi dëgjuar, të thonë që është hapur procesi.