Pas Hoxhajve, edhe Elita-Gjiko publikojnë klipin e dasmës (VIDEO)
View this post on Instagram

Së shpejti video e plot nga @joymediavideo

A post shared by Elita Rudi (@elita.rudi) on

Më 21 shtator, Elita Rudi dhe Gjiko i dhanë fund beqarisë me një super dasmë të mbajtur në një restorant në afërsi të Prishtinës. Ceremonia nuk qe aspak intime; u lejuan foto dhe video gjatë gjithë mbrëmjes.

Madje vetë Elita postoi pajën dhe këpucët e nusërisë.

Menduam se u mbyll me kaq, por jo. Siç është bërë e zakonit moderatorja ka shpërndarë një video që paralajmëron publikim e një mini- dokumentari të dyshes.

Çka e bën interesante dhe shumë origjinale videon jane disa sekuenca të shkurtra ku shfaqen prindërit e Elitës dhe Gjikos duke rrëfyer diçka më shumë rreth fëmijërisë së të sapomartuarve shkruan anabel.

Në një moment, i ati i reperit tregon se Gjiko ishte vetëm 2 vjeç ku në pak minuta ia doli të derdhte plot 14 litra vaj. Gjithashtu jepen momente nga parapërgatitjet e dasmës, emocionet e familjarëve, nuses, etj.
Shtuar më 24/09/2018, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori