Pas Gentit, edhe Jul Deda sulmon ashpër Erion Isain
Pëlqej
Pas debatit të ashpër mes Erion Isait dhe Gentian Zenelaj, edhe Jul Deda i është kthyer keq drejtorit të Teatrit të Kukullave.

Ai e konsideron Erion Isain një njeri që shkon nga fryn era dhe se nuk është madje as aktor.

"Mirësevini në pushtetin e Çuçkave.

Para se të bëhej drejtor.

Bëri gjithë fushatën në një vend skajor të Shqipërisë. I përulur para partisë mëmë dhe të dërguarës për deputete zone. E bëri me lekët e veta, ose pa marrë asnjë lek. I vetmi shperblim që priste, ishte ta bënin diku drejtor në ndonjë qoshe. Mirëpo ata të partisë nuk po kujtoheshin për të, më saktë e harruan fare. Në këtë moment, ky harabel i lumtur socialist u nervozua dhe në shenjë proteste ndaj të vetëve u rreshtua në krah të aktorëve për të mos prishur teatrin. Madje oborreve i shante këta të partisë, por mesa duket nuk i paska sharë se paskan dashur të prishin teatrin, por sepse nuk e kishin mbajtur fjalën për t’i dhënë post.

Tani që u bë drejtor del e thotë, “le të prishet Teatri”. Madje i quan karagjozë ata që flasin dhe mendojnë lirshëm dhe drejtë. I quan karagjozë kolegët e tij.

Sa po qesh. Po çfarë kolegësh i ke ti ata mor çun? Që t’i kesh kolegë duhet të jesh si fillim aktor, pastaj hajde se flasim për kolegë. Nejse, me ç’po shoh karrigia e drejtorit duhet të ketë ndonjë gjë si të ngritur aty te ulësja, se s’ka mundësi të ndryshojë njeriu kështu. Hajt, se je i vogël, kur të rritesh do zësh mend, do i shohësh filmat dhe më në fund do i kuptosh”!"/albeu.com/ on
Shtuar më 19/06/2018, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori