Pas "fiksimit" me moderatoret, DJ Snake bën gjestin e veçantë për shqiptarët (FOTO LAJM)

Dj Snake është një ndër personazhet më të njohur, që ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm. Kohët e fundit ka rënë në sy interesimi që Dj i njohur ka për vajzat shqiptare. Shpeshherë ai ka komentuar nëpër fotografitë e moderatoreve si Marina Vjollca dhe Lei Kraja.

Ndërkohë, së fundmi ai ka uruar dhe Dua Lipën dhe Gashin për festën e Pavarësisë. Në postimin e Gashit, në të cilën uron pavarësinë e Shqipërisë, ka bërë një koment me një emoji në formën e shqiponjës, duke tërhequr kështu vëmendjen e fansave.

Kujtojmë që artistët shqiptarë me famë botërore, nuk nguruan të tregonin edhe njëherë sesa krenar ndihen për origjinën e tyre. Në një postim në rrjete sociale, Dua shkroi: “Krenare që jam shqiptare. Urime Dita e Pavarësisë”.

Ndërkohë, Bebe Rexha nga ana tjetër ndau disa video në Instastory duke festuar në rrugët e Amerikës me flamuj kombëtar. Ndërkaq, dhe Rita uroi 28 Nëntorin në një formë të veçantë, ku u shfaq me këpucë të kuqe të cilat në pjesën e takës kanë të stampuar shqiponjën.
Shtuar më 30/11/2020, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori