Pas Feros dhe Noizyt, kërcënohet një tjetër reper
Pëlqej
Sulmi ndaj Feros pak ditë më parë u komentua shumë duke u kthyer në kryefjalën e mediave.

Pas këtij sulmi duket se kanë marrë guxim edhe të tjerë persona për të kërcënuar reperë të tjerë, siç ndodhi sot me Getinjon.

"E more Getinjo edhe ty frikë kam me ta bo më butë shpinën se barkun", shkruan një komentues në foton e reperit.

Por Getinjo nuk ja ka lënë mangët përgjigjen e madje ka shkaktuar të qeshura mes fansave të tij.

"Ma han **** sa dush kom", ja kthen reperi duke e shoqëruar komentin me një emoji duke shkelur syrin.
Shtuar më 26/03/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori