Pas fejesës, Ariana Grande akuzohet për tradhëti nga ish i dashuri
Pëlqej
Vetëm dy ditë më parë u zbulua se këngëtarja e famshme Ariana Grande u fejua me të dashurin e saj të ri, aktorin Pete Davidson, vetëm 3 javë pasi nisën marrëdhënien e tyre.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi këngëtarja ka zbuluar edhe unazën gjigante të diamantit. Kanë qenë miqtë e saj të ngushtë të parët që kanë konfirmuar këtë lajm por edhe pse janë të lumtur për miken e tyre njëkohësisht i frikësohen këtij vendimi të marrë kaq shpejt.

24-vjeçarja kishte vetëm 1 muaj që ishte ndarë nga partneri i saj, reperi Mac Miller, me të cilin ka patur një marrëdhënie 2-vjeçare. Ekskluzivisht për “Hollywood Life” reperi ka rrëfyer se kur e mësoi këtë lajm ai mbeti zemërthyer dhe nuk e priste që Ariana do të bënte diçka të tillë kaq papritur.

Ai gjithashtu shtoi se këngëtarja mund të jetë takuar me Pete gjatë kohës që ata kanë qenë të lidhur duke e akuzuar publikisht për tradhëti. Miller është i bindur që Grande e ka tradhëtuar me Davidson pasi ata kanë mbajtur kontakte gjatë gjithë kohës me pretendimin se ishin vetëm shokë.
Shtuar më 13/06/2018, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori