Pas drekës me princin William, modelja kamariere "zbret me këmbë në tokë" (FOTO LAJM)

Modelja australiane e cila u bë e njohur pas publikimit të fotove ku ajo drekontë me princin William i është kthyer sot punës së saj si kamariere.

Sophie Taylor mbërtheu titujt e gazetave këtë javë pasi u publikuan imazhet e saj duke drekuar me mbretin e ardhshëm, në restorantin luksoz pranë pistës së Verbier ku William ishte me pushime.

Sophie ka zbritur me këmbë në tokë dhe ka rifilluar t'ju shërbejë klientëve në lokalin ku punon.

Ndërkohë edhe princi është kthyer në Francë duke ndjekur punët e tij së pashku me bashkëshorten Kate Middelton.

Mediat bënë kërkime rreth modeles 24 vjeçare, dhe rezultoi se ajo është kamariere dhe se i pëlqen të pozojë shpesh toples. /Albeu.com

Shtuar më 18/03/2017, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori