Pas deputetetes i ikën edhe këngëtarja, çfarë nuk po i ecën Luanës?
Pëlqej
Disa javë më parë u përhap lajmi se Luana dhe Fifi kishin bërë sherr dhe për këtë arsye moderatorja e kishte zëvendësuar Fifin me këngëtaren Marsela Çibukaj në sezonin e ri të 'Shiko kush luan'.

Megjithatë, nëpërmjet një statusi Fifi sqaroi se në fakt asaj i kishte mbaruar kontrata me Top Channel.

"Kontrata ime e punës në televizionin Top Channel ka qenë Shtator 2017 deri qershor 2018… Ka mbaruar kontrata, unë kam vazhduar punët e mia, ato punët e tyre…"- shkruante Fifi ndër të tjera, duke sqaruar se marrëdhëniet e saj me Luanën ishin shumë të mira.

Në videon promo të emisionit të publikuar nga Luana në profilin e saj në Instagram, në një fragment shihet Fifi teksa këndon në skenë, teksa u tha se në vend të saj do të ishte Marsela shkruan xing.al.

Mesa duket, Fifi ka lidhur sërish një marrëdhënie pune me Luanën dhe stafin e saj, ndërsa ende nuk shfaqet në asnjë moment këngëtarja Marsela Çibukaj. Ende nuk dihet nëse këngëtarja është larguar nga emisioni vetëm këtë puntatë, apo largimi i saj nga "Shiko kush luan" do të jetë përfundimtar.
Shtuar më 12/10/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori