Pas dasmës, Jonida dhe Besniku iu futën punës dhe po sjellin një projekt të ri! (FOTO LAJM)

Në muajin shtator të këtij viti, moderatorja Jonida Vokshi i dha fund beqarisë me partnerin e saj, Besnik Krapin.

Ceremonia e dasmës së tyre u bë kryefjala e mediave ndërsa vetëm pak muaj pasi u shpallën burrë e grua, ata e kanë gati projektin e ri.

Sipas “Prive.al”, Jonida dhe Besniku po bashkëpunojnë për një film me metrazh të gjatë, i cili është ende në përgatitje e sipër.

Filmi është një produksion shqiptar me temë dashurinë e një çifti.

Madje, vetë Jonida dhe Besniku do të jenë në role kryesore.

Filmi i tyre, titulli i të cilit ende nuk është bërë i ditur, do të shfaqet në kinema në muajin mars të vitit 2020.
Shtuar më 03/12/2019, ora 08:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori