Pas buzëqeshjes së rrallë, Victoria Beckham këtë herë surpriozoi me veshjen (FOTO LAJM)

Kur bëhet fjalë për veshjet e Victoria Beckham, ikona e modës është gjithnjë e kuruar në detaje.

Veshjet e saj, qofshin këto edhe veshjet e përditshmërisë, janë gjithnjë elegante, përgjithësisht pjesë e koleksioneve të saj. Por duket se karantina e shndërroi edhe Victoria-n në një mënyrë që jo të gjithë e prisnim. Pas fotos me buzëqeshje, Beckham surprizon sërish.

Dizajnerja postoi një foto ku duket teksa qëndron përpara laptopit. Aq të famshme janë kostumet e saj, sa nuk është çudi që njerëzit të mendojnë se Victoria nuk vesh kurrë pantofla dhe pantallona të shkurtra. Por ja që e paskërkemi patur gabim.

Siç mund ta shihni, ajo mban veshur një palë pantofla Dreë House, linja e veshjeve të Justin Bieber, dhe pantallona të shkurtra xhins. Pamje e rrallë e dikujt që pothuajse nuk shihet kurrë pa këpucë me takë.

Shtuar më 28/05/2020, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori